Ministri i Punëve të Brendshme i Luksemburgut, Zhan Aselborn, konsideron se mos caktimi i datës për bisedime për Maqedoninë dhe Shqipërinë do të jetë gabim politik.
Ai shtoi se është theksuar që sot ministrat do të gjejnë zgjidhje për dalje nga kjo krizë dhe do të japin dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me të dy vendet.
Këshilli i BE-së për punë të përgjithshme sot në Luksemburg duhet të marrë vendim për rekomandimin e KE-së për fillim të bisedimeve për pranimin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë. (MIA)