Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov solli vendim që të mos e nënshkruajë Dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerje të validitetit të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosje të partneritetit strategjik mes palëve.
Në Vendimin, të cilin Kabineti i ivanovit ua dërgoi mediumeve si letër, janë cekur shkaqet për shkak të të cilave presidenti nuk do ta nënshkruajë Dekretin.
Në vazhdim është përm,bajtja intergrale e letrës:
– “Në kryerjen e funskionit President i Republikës së Maqedonisë çdoherë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat dhe detyrat e mia i kryej në bazë dhe në suaza të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë.
Prandaj, në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së RMs-ë, solla vendim të mos e nënshkruaj Dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerje të validitetit të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosje të partneritetit strategjik mes palëve, që Kuvendi i RM-së e solli në mbledhjen e mbajtur më 20 qershor të vitit 2018.
Vendimin e solla për shkak të arsyeve në vijim:
1. Nuk kam mandat ta nënshkruaj Dekretin për hspallje të ligjit për ratifikim të kësaj marrëveshje. Një nga shtyllat e politikës sime në programin zgjedhor të vitit 2014 është se “nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Nuk pranoj ide apo propozime që do ta rrezikonin identitetin nacional maqedonas, veçorinë e kombit maqedonas, gjuhën maqeodnase dhe modelin maqedonas të bashkëjetesës”. Në zgjedhjet presidenciale 534.910 qytetarë votuan për këtë program timin zgjedhor dhe më zgjidhën në funksionin e Presidentit të RM-së.
2. Marrëveshja del jashtë prëfshirjes së rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të KB-së, sepse në to flitet për dallim rreth emrit të shtetit”, e jo për “dallime” siç flitet në këtë marrëveshje.
3. Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar në pajtim me Kushtetutën. Sipas nenit 118 të Kushtetutës së RM-së marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik.
4. Ligji për ratifikim të marrëveshjes nuk është në pajtim me nenin 51, paragrafi 118 dhe nenin 119 të Kushtetitës së RM-së.
5. Marrëveshja e sjellë RM në pozitë të nënshtrimit dhe varshmërisë ndaj shtetit tjetër, përkatësisht Republikës së Greqisë. Sipas nenit 308 të Kodit penal, “Qytetarët të cilët do ta sjellin RM në pozitë të nënshtrimit apo varshmërisë ndaj ndonjë shteti tjetër, do të dënohen me burg së paku pesë vite”.
Legjitimiteti i kësaj marrëveshje krijon pasoja juridike që janë bazë për vepër penale”, thekson presidenti Ivanov në letrën dërguar Kuvendit të RM-së.
Deputetët më 20 qershor me 69 vota “për”, asnjë kundër dhe përmbajtur e ratifikuan marrëveshjen me Greqinë, që më datën 17 të këtij muaji në Prespë e nënshkruan shefat e diplomacive të të dy vendeve, Nikolla Dimtirov dhe Nikos Koxias.
Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, nër ast të vetos nga presidenti i vendit, ligji sërish shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute të numrit të prëgjithshëm të deputetëve, përkatësisht të marrë dritë të gjelbër prej së paku 61 deputetëve. Ligji në atë rast sërish i dërgohet presidentit, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë. (MIA)