“Shkupi 2014” nuk është ilustrim i shtetit të robëruar, por prodhim dhe konkretizim të vetë termit shtet i robëruar. Me të janë suspenduar Kushtetuta dhe ligjet, kanë keqpërdorur dhe uzurpuar kompetencat e institucioneve përgjegjëse që në mënyrë kriminele të derdhen të holla buxhetore për përfitim të përfitimeve joligjore. Këto janë konkluzione nga konferenca “Shteti i robëruar – i ilustruar përmes rastit: ndërtimi i projektit ‘Shkupi 2014’ të cilën sot e organizoi Transparensi Interneshënëll Maqedoni.
Kryetarja e TIM Sllagjana Taseva tha se “Shkupi 2014” i ka të gjithë elementet e shtetit të robëruar, ndërsa këtë e dëshmon edhe analiza nga e cila sot u prezantuan të dhëna: institucione të paralizuara dhe media të robëruara, shkelje të ligjeve në interes të një qëllimi – të tërhiqen të holla nga buxheti, vendime të një grupi të vogël dhe njerëz të besueshëm, ndryshime të ligjeve dhe akteve me anashkalim të institucioneve kompetente, zbatim jostransparent dhe subtil të vendimeve, posaçërisht për furnizimet publike, shfaqje për legalitetin i cili është sjellë në pikëpyetje me shumë anekse plotësuese…
Edhe pse të gjithë e quajnë projekt, tha ajo, “Shkupi 2014” formalisht edhe nuk ka ekzistuar si projekt sepse askund nuk ka pasur vendim për të, por që gjithçka është bërë në mënyrë parciale dhe është filluar me monumentin Ushtari mbi kalë.
Prokurorja speciale Katica Janeva shtoi se vendimet e nivelit më të lartë, në Qeverinë e RM-së, për një projekt të tillë të dukshëm në kryeqytet, janë sjellë nën pikën të ndryshme.
“Kanë pasur shumë kujdes strukturat e pushtetit se si të mos vijë deri në informim transparent të qytetarëve se çka me të vërtetë po ndërtohet. Bëhet fjalë për operacion të organizuar që e ka ditur se cili është qëllimi – të ndërtohen një numër i madh i objekteve dhe monumenteve për të cilat nuk ka pasur plan dhe program, por janë ndërtuar sipas programit politik të një partie politike”, tha Janeva.
Konferenca e hapi çështjen edhe si tani të “të lirohet shteti i robëruar” dhe si të vendoset mekanizma, të cilët nuk do të lejojnë herën tjetër kjo të ndodh.
Sipas Robert Allagjozovski, deri tani ministër i Kulturës, ndërsa tani koordinator nacional për kulturë dhe bashkëpunim ndërkombëtar në Qeveri, bëhet fjalë për rast të rëndë, nga i cili dalja është sikur nga labirinthi për shkak të ngatërrimit së institucioneve të ndryshme në krijimin e “Shkupi 2014”. Është me rëndësi, tha ai, të merren zgjidhje të vëmendshme dhe të kujdesshme, ndërsa qytetarët të jenë koshient në çfarë shoqërie kanë jetuar.
Ministri aktual i Kulturës, Asaf Ademi theksoi se lufta me shtetin e robëruar është proces për, siç tha, dëshmojnë shumë vende në Evropën postkomuniste. Ajo që është me rëndësi, theksoi Ademi, është që të njihen pasojat e dëmshme dhe të fillojnë aktivitetet për lirimin e institucioneve të sistemit përmes reformave në të gjitha veprimtaritë.
“Informacioni se në 12 vitet e fundit pikërisht Ministria e Kulturës përmes projektit “Shkupi 2014″ ka paraqitur sinonim të shtetit të robëruar dhe për pasoja negative në më shumë nivele – në aspektin juridik, të identitetit, korrupsionit dhe estetikës, domosdoshmërisht rezulton me fillim të procesit të reformave sistematike, që kanë filluar në Strategjinë për zhvillim kulturor 2018-2022. Zbatimi i tyre nuk do të jetë proces i lehtë dhe do të kërkojë shumë punë, përkushtim dhe profesionalizëm. Jemi koshient për sfidat, por jemi të vendosur të shkojmë në rrugën për lirimin e kulturës nga të gjitha llojet e robërimit”, theksoi Ademi në konferencë.
(MIA)