• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev-Mulltanovski: Polonia vazhdon me mbështetjen për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë

June 25, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev-Mulltanovski: Polonia vazhdon me mbështetjen për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Jacek Mulltanovski, ambasadori i Republikës së Polonisë në Maqedoni, i të cilit i përfundon mandati në vend.

Duke shprehur falënderim për angazhimin dhe mbështetjen e ambasadorit Mulltanovski, Zaev e theksoi kontributin e Polonisë për proceset demokratike në Maqedoni, në rrugën drejt realizimit të qëllimeve euro-integruese të shtetit, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit theksuan se Polonia dhe Maqedonia si vende miqësore u janë përkushtuar thellimit të bashkëpunimit bilateral në të gjithë sferat dhe konkluduan se kjo është bazë e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve, posaçërisht në sferën e ekonomisë, sigurisë, kulturës, turizmit dhe sfera të tjera në interes të qytetarëve të së dy vendeve.

Ambasadori Mulltanovski, vlerësoi se është i impresionuar nga progresi që Maqedonia e arriti vitin e fundit, posaçërisht rreth marrëveshjes me Greqinë rreth kontestit me emrin dhe shprehu kënaqësi nga vizita vijuese e kryeministrit Zaev, i cili së bashku me delegacion qeveritar, më 27 qershor do të udhëtojë në Varshavë dhe do të realizojë takim me kryeministrin polak Moravjecski.

Zaev theksoi se Maqedonia do të mbetet e përkushtuar në ndërtimin e miqësisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar se Polonia dhe Grupi i Vishegradit (V4), ku ajo është anëtare së bashku me Hungarinë, Çekinë dhe Sllovakinë, është imperativ për atë se si ndërtohet partneritet dhe progres.

Njëkohësisht, kryeministri shfaqi shpresë se vazhdimi i bashkëpunimit të përbashkët me Poloninë dhe V4 do të kontribuojë për përshpejtim të integrimit evropian, zhvillimit, sigurisë dhe stabilitetit të Maqedonisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori Mulltanovski shprehën bindje se të gjithë partnerët dhe institucionet e të dy vendeve, do ta vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e miqësisë midis qytetarëve të së dy vendeve, në drejtim të stabilitetit politik dhe hapje të mundësive për rritje të zhvillimit ekonomik të së dy vendeve.

(MIA)

Tags: bashkëpunimMbështetjeMulltanovskiPolonitakimZaev
Next Post
“Shkupi 2014” – projekt me të gjithë elementet e shtetit të robëruar

"Shkupi 2014" - projekt me të gjithë elementet e shtetit të robëruar

Deputetë për vizitë pune në Agjencinë për Zbulim

Deputetë për vizitë pune në Agjencinë për Zbulim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom