Çmimet e banesave në Komunën Qendër nuk do të bien, por në komunat tjera është e mundshme ulja e çmimeve për disa përqindje, vlerësoi sot Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës së ndërtuesve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Në kushte të uljes së vëllimit të transaksioneve të pasurive të patundshme, si dhe oferta rritëse e ndërtesave, siç tha Serafimovskim në të ardhmen vetëm cilësia do të përcaktojë çmimin e tregut.
“Bëjnë apel deri tek të gjithë blerësit potencial të kushtojnë vëmendje të veçantë gjatë blerjes së banesave në periudhën e ardhshme. Deri më tani kërkesa ishte shumë e madhe dhe shiteshin banesa në bazë të lokacionit”, tha Serafimovski.
Sipas Serafimovskit, banesat cilësore do të jenë të shtrenjta. Nëse për shembull në Karposh banesa është cilësore, do të mbajë çmim. Qëllimi është ndërtesat të cilat kanë cilësi më të ulëta ndërsa dëshirojnë ta mbajnë çmimin sipas të cilit shiten në komunë se nuk do të mbajnë atë trend, bëri të ditur Serafimovski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se tek aty do të ndodh shtrenjtim i banesave si në vitin 2008 kur shteti ishte në situatë të njëjtë në aspektin e anëtarësimit në NATO dhe çmimet u rritën për 25 për qind.
Të dhënat e Entit shtetëror statistikor, tregojnë se vitin e kaluar janë ndërtuar 5.622 ndërtesa, për 9,20 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016 u ndërtuan 6.192 ndërtesa. Më pak është ndërtuar në rajonin e Shkupit, ndërsa në komuna në Aerodrom, Karposh dhe Kisela Vodë. Çmimet më të larta janë në Qendër ku 1.300 euro për metër katror, në Kisela Vodë, Aerodrom dhe Karposh prej 950 deri 1.050 euro.
(MIA)