Komisioni për Mbrojte dhe siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Qendrën për bashkëpunim të sigurisë RACVIAC, nga sot deri 26 qershor 2018 do të jenë nikoqirë dhe organizatorë të Mbledhjes vjetore të përfaqësuesve të Komisioneve për mbrojtje dhe siguri nga Parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore.
Siç njoftoi pres qendra e Kuvendit të Maqedonisë, konferenca do të fokusohet në sfidat bashkëkohore të sigurisë në Evropën Juglindore, rritjen e misioneve jo-tradicionale të ushtrisë dhe praktikat e mira të mbikëqyrjes parlamente mbi sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në hapjen e Konferencës do të drejtohen kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, drejtori i RACVIAC Hajdar Berk dhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri për mbrojtje Radmila Shekerinska.
Në fokus pritet pjesëmarrja e më shumë se 30 parlamentarëve, anëtarë të komisioneve për mbrojtje dhe siguri dhe më shumë se 20 nëpunës shtetërorë nga rajoni i Evropës Juglindore, si dhe numër i madh i ekspertëve, ambasadorëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve ndërkombëtare të cilat janë angazhuar për këto çështje.
(MIA)