Kryetari i Velesit, Ace Kocevski, morri pjesë në punëtorinë “Çfarë Maqedonie dua”? e organizuar nga CIVIL. Me aktivistët qytetarë të pranishëm shpërndau informata që kanë të bëjnë me komunën në sferën e ruajtjes dhe mbrojtjes të mjedisit jetësor si dhe përmirësimi i jetës për banorët e Velesit. Ndër të tjerat, Kocevski theksoi që në proceset e euro-integrimit, ai si kryetar do të mundohet që ato të arrihen nëpërmjet transparencës dhe bashkëpunim me shoqërinë qytetare, por edhe me qytetarët.
“Sa është i përgatitur nuk e di, por alternativë tjetër nuk kemi. Velesi çdoherë ka rrezatuar me vlera pozitive evropiane, sidomos në kohën e rilindjes. Të gjitha idetë progresive janë shpërndarë nëpërmjet Velesit. Ne kemi detyrë serioze që të jemi të përafërt me paraardhësit tanë të famshëm dhe të njëjtën ta praktikojmë në periudhën në vijim. Unë mendoj që do ta bëjmë me sukses, po për atë na duhet evoluim ose revolucion në tru. Duhet të ndryshojmë disa vet nëse duam t’i arrijmë vlerat e vërteta evropiane, dhe jo një të flasim në publik, para evropianëve, por atë çka e flasim para të huajve duhet ta mendojmë sinqerisht që është rruga e duhur”. Deklaroi Kocevski për CIVIL Media, në pyetjen se sa Velesi është i përgatitur që të respektojë dhe praktikojë vlerat evropiane.
Gjersa i përket iniciativave të gjelbra, Kocevski deklaroi që është krenar për bashkëqytetarët e tij për shkakun se Velesi vlen si qytet me vetëdije dhe ndërgjegje më të zhvilluar ekologjike dhe vendet e tjera në Maqedoni mund të mësojnë shumë nga ata.
“Unë në programin tim premtova që Velesi do të jetë vend i bukur për të jetuar dhe se do të jetë qytet i gjelbër. Veçse kemi filluar me aktivitete konkrete se si ta zmadhojmë sipërfaqen e hapësirave të gjelbra dhe numrin e mbjelljeve…. po ashtu do të shkojmë edhe me aksione masive të gjelbërimit të kodrave të thata”. Deklaroi Kocevski.
Për të gjitha këto aktivitete të parapara, kryetari është i sigurte që do ta fitojë edhe përmbajtjen e Këshillit të Komunës Veles dhe nga qytetarët.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov