Mbrojtje sociale vitin e kaluar kanë shfrytëzuar 14 758 persona të mitur dhe 43 040 të rritur, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale të shfrytëzuesve të mitur, pjesëmarrje më të madhe kanë shërbimet të punës sociale, të cilat arrijnë 49.5 %, derisa nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale te shfrytëzuesit e rritur, pjesëmarrje më të madhe kanë shërbimet për mbrojtje sociale, 84.9 %.
Në vitin 2017, 26 160 amvisëri kanë qenë shfrytëzues të ndihmës sociale në para.
(MIA)