Si qeveri, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, gjithçka që është në duart tona, me mjete për bisedime, diplomatike dhe politike, me kontakte që të ndryshohet kjo pasqyrë negative për vendin pas Marrëveshjes, ky është obligimi ynë, thotë përgjegjësi për Politikë të Jashtme në Demokracinë e Re, Jorgos Kumucakos, duke folur për televizionin grek “Antena”.
Në intervistën e mëngjesit, deputeti i partisë opozitare greke tha se nuk ka mundësi që Demokracia e Re ta mbështesë Marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe nuk do të votojë për të, kur do të vijë në Parlament.
“Përderisa dhe kur bëhet qeveri, Demokracia e Re do të bëjë gjithçka, gjithçka që është në dispozicion, me secilin mjet diplomatik dhe politik, që të ndryshojë dhe të zvogëlojë gjithçka që është negative në marrëveshje”, porositi Kumucakos.
Duke e komentuar Marrëveshjen, ai tha se Qeveria “në rrethanat më të mira të mundshme, solli marrëveshjen më të keqe të mundshme” dhe sqaroi se pse ata vlerësojnë se Marrëveshja është e keqe.
“Kombinimi i emrit Maqedonia Veriore me njohjen e gjuhës maqedonase dhe kombit maqedonas, ky kombinim është shpërthyes. Kjo me të vërtetë është bazë e një irredentizmi të ri. Pse? Sepse ekziston një Maqedoni Veriore dhe qartë edhe Maqedonia Jugore, në sytë e shkupjanëve, por në sytë tanë, për ne ekziston një Maqedoni. Kombinimi se ekziston një Maqedoni jugore dhe se maqedonasit janë aty, e kuptoni se kombinimi është shpërthyes, nuk ka nevojë të hymë në punë të tjera, vetëm kjo është e mjaftueshme”, sqaroi Kumucakos.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, përgjegjësi për Politikë të Jashtme në partinë më të madhe opozitare greke, duke iu referuar deklaratave të publikuara nga funksionarët evropian dhe të ish-deputetit të Grekëve të Pavarur, Dimitris Kamenos, tha se qeveria ka mundësi të ketë negociuar që të marr diçka në këmbim dhe se ai personalisht nuk mund dhe nuk dëshiron të besojë se qeveria “që të marr diçka pak për borxhin, dha diçka të madhe për popullatën”.