Të dielën gjatë protestave të dhunshme dhe tensioneve të rritura në rrjetet sociale u paraqitën fotografi të protestuesve të lënduar për të cilët u vërtetua se janë të rreme.
Plasimi i fotografive të një vajze të lënduar dhe të një gruaje në moshë edhe më tepër do të nxis emocione te çdo kush dhe për këtë arsye plasimi i fotografive të rreme është nxitje e vetëdijshme e dhunës dhe urrejtjes. Shpërndarja e tyre nga persona me tituj akademik e bën manipulimin edhe më të madh. Thirrjet për gjakderdhje dhe luftë qytetare janë gjëra për të cilat duhej të reagojnë MPB dhe prokuroria publike siç ndodhi në Greqi me arrestimin e pronarit të shtëpisë botuese i cili bënte thirrej për vrasje të Ciprasit dhe qeverisë greke si dhe deputeti i Agimit të Artë i cili kërkonte arrestimin e Ciprasit dhe luftë.
Bobi Ilievski