• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

20 qershori ndër vite

June 20, 2018
in BALLINA, LAJME
20 qershori ndër vite
Share on FacebookShare on Twitter

1597.– Uilliam Barenc, eksploruesi holandez që u përpoq të kërkonte një kalim për në verilindje, vdiq në Arktik gjatë përpjekjes për të liruar anijen e bllokuar nga akulli.

1624. – Franca dhe Provincat e Bashkuara (Holandë) firmosën në Kompinj një traktat mossulmimi.

1756. – Mbi 140 persona, që po mbronin Kalkutën, u burgosën nga Navabi i Bengalit në qelitë e kompanisë së Indisë Lindore. Nga ky burgim që më vonë u quajt Vrima e Zezë e Kalkutës shpëtuan 23 persona.

1819. – Lindi Jakob Eberst, kompozitori i madh gjerman i njohur me emrin Zhak Ofenbah. Ai u bë i njohur për operetat e tij ku përfshihen “Orfeu në ferr” dhe një opera e rrallë “Përrallat e Hofmanit”.

1819. – Avullorja 320 tonësh Savanah bëhet e para avullore që përshkon Oqeanin Atlantik. Ajo mbërriti në Liverpul, mbas nisjes nga porti Savanah i shtetit Xhorxha, mbas 27 ditë dhe 11 orë.

1836. – Vdiq Emanuel Zhozef Sije, udhëheqës revolucionar francez. Ai luajti rolin kryesor në grushtin e shtetit të vitit 1793, që solli në pushtet Napoleon Bonapartin.

1837. – Me hipjen e mbretëreshës Viktoria në fronin e Britanisë, Hanovër ndahet automatikisht nga Britania e Madhe meqenëse ligjet e tij i ndalonin femrat të hipnin në fron.

1900. – Ambasadori gjerman, Baron von Keteler, vritet nga trupa kineze gjatë shtypjes së rebelimit që kërkonte heqjen e influencës së huaj në Kinë.

1906. – Lindi Dama Katerin Kukson, romanciere romantike britanike. Shumica e novelave të saj, mbi 100 milion kopje, të shitura në 30 vende, u shkruan në vendlindjen e saj, në verilindje të Anglisë.

1909. – Lindi në Tasmania, Errol Flin. Ai u bë një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, duke interpretuar në filma të tillë si “Aventurat e Robin Hudit”, “Skifteri i detit”.

1923. – Vritet në fermën e tij Panço Vila, udhëheqës i revolucionit meksikan.

1924.  – Poeti dhe piktori çek Stanisllav Neuman botoi librin “Berogozhdi”, ku ai ndriçon kujtimet dhe përshtypjet e veta nga Pogradeci gjatë qëndrimit në vitet e Luftës së Parë Botërore. Neumani botoi dhe dy vëllime të tjera kushtuar vendit tonë: librin me kujtime “Elbasani” dhe vëllimin poetik “1914-1918 vjersha”.

1936. – Me rastin e grevës së organizuar të ndërtimtarëve, kjo datë është shpallur si Dita e punonjësve ndërtimor të Maqedonisë.

1940. – Qeveria franceze kërkon armëpushim me Italinë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1944. – Përfundon Beteja e detit të Filipineve, gjatë të cilës Japonia humbi mbi 4000 marinarë dhe pothuajse të gjithë pilotët e mbetur profesioniste.[

1960. – Amerikani Fllajd Peterson, bëhet boksieri i parë që rifiton titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë, mbasi ai mundi në “cnout aut” suedezin Ingemar Johanson në Nju Jork.

1990. – Nelson Mandela mbërriti në Nju Jork. Para një pritje triumfuese ai deklaroi se tani mund të shihte “dritë në fund të tunelit”, që do të thoshte; fundi i aparteidit dhe sundimit të të bardhëve në Afrikën e Jugut.

1996. – Në Bruksel, Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, me këmbimin e letrave e pranuan tekstin e Marrëveshjes për bashkëpunim.

1997. – Rusia premtoi të ndalonte procesin e vendosjes së raketave bërthamore në drejtim të Japonisë me qëllim rregullimin e marrëdhënieve të vështira me Tokion.

1999. – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana, deklaroi se të gjitha forcat serbe ishin larguar nga Kosova dhe në këtë mënyrë bombardimi i NATO-s mbi Jugosllavinë kishte përfunduar zyrtarisht.

2000. – Kina shpik qilimin “inteligjent”, i cili fotografon në mënyrë sekrete të gjithë personat që e shkelin dhe jep alarmin në polici, në rast se dikush futet në mënyrë të paautorizuar. Ky qilim eshte i pari ne llojin e tij, i krijuar nga profesori Yuan Libo.

2001. – Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, nënshkruan marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Europian. Marrëveshja e asociimit, pas miratimit të saj nga parlamenti egjiptian dhe nga vendet anëtare të BE-së, do të përfshijë një program për modernizimin e industrisë egjiptiane.

2002. – Iraku dhe Arabia Saudite rihapin kufijtë për mallrat e programit të OKB-së. Si shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy armiqve të Luftës së Gjirit Persik, Irakut dhe Arabisë Saudite.

2003. – Projektkushtetuta europiane, e hartuar nga Konventa për të ardhmen e Europës, u “miratua si dokument bazë” për vendet e Bashkimit Europian, gjatë samitit të Selanikut.

2005. – Vdiq shkencëtari amerikan Xhek Kilbi, fitues i Çmimit Nobel për fizikë, shpikja e të cilit nga viti 1958 – qarku i integruar elektrik, paraqiste bazë të revolucionit informatik.

(MIA)

Tags: Në ditën e sotme
Next Post
Vranësira të ndryshueshme me periudha diellore

Mot me vranësira të ndryshueshme

Vazhdon seanca për lëndën “Tenderë”

Vazhdon seanca për lëndën "Tenderë"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom