Në 181 pika nëpër Maqedoni duhet të vendosen sisteme për mbrojtje nga breshëri. Prioritet kanë Resnja, Prespa, Tikveshi dhe rajoni i Strumicës si rajone më të rrezikuara. Procesi për blerjen e tyre ka filluar, ndërsa pritet të rrumbullaksohet javën e ardhshme.
Siç deklaroi për MIA-n ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski bëhet fjalë për pajisje tërësisht të reja, moderne dhe tërësisht të amortizuara e cila do t’i mbulojë këto pika kritike. Pagesa me siguri do të realizohet në pesë apo gjashtë vjet, përmes Programit për zhvillim rural.
“Pres në vitin 2019 procesi i blerjes të rrumbullaksohet. Përafërsisht është kompleks dhe zgjat. Aktualisht punojmë në procedurat ligjore, konfirmimin e specifikimit teknik për blerje që duhet të bëhet. Nëse çdo vit paguajmë nga pesë milionë euro dëme, pse të mos paguajmë një pjesë të kësaj shume në vit për blerjen e një sistemi të tillë”, tha ministri.
Asociacioni i bujqve dje apeloi shteti ta kthejë sistemin e mbrojtjes nga breshëri. Kërkesa e tillë po aktualizohet pas motit të ligë nga java e kaluar në Maqedoninë lindore, sipas vlerësimeve fillestare, shkaktoi dëme prej rreth pesë milionë eurosh, duke përfshirë 5.000 hektarë sipërfaqe, nga bregu i Velesit deri në Cërnilishte, të Shën Nikollës.
Nga moti i ligë më shumë do të pësojnë kulturat e drithërave, vreshtat, platancionet e pemëtarisë dhe kopshtarisë, por janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Në pyetjen nëse bujqit do të marrin dëmshpërblim, Nikollovski informon se komunat formuan komisione të cilat do t’i zbatojnë vlerësimet, ndërsa pagesa do të shkojë përmes Komisionit qeveritar në suaza të Ministrisë së Financave.
Burimi: Koha