Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev ka bërë thirrje për të votuar Marrëveshjen për Emrin me Greqinë, duke theksuar se ky është një akt i lartë patriotik.
“Marrëveshja do sjellë ardhmëri dhe perspektivë si për ne dhe fëmijet tanë. VMRO DPMNE dubet në fillim të pastrojë krimin në radhët e saj. VMRO patjetër të hapë faqe të re të veprimit të saj me marrëveshjen e nënshkruar mes dy palëve. Është vetëm hapi i parë që çon drejt asaj që qytetarët tonë e meritojnë dhe e presin 27 vjet. Anëtarësim në NATO dhe BE. Kemi lënë mundësi që në referendum vetë qytetarët të vendosin për ardhmërinë e tyre. Nuk ka kthim në kohën e frikës dhe përçarjeve. Themi po për ardhmërinë evropiane”, ka deklaruar Tuntev.
Burimi: TVShenja