Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot organizoi solemnitet me rastin e ndarjes së titullit “Doktor nderi i shkencave” për Ferid Muradin, doktor i njohur në korniza botërore, farmacist dhe fitues i Çmimit Nobel, shqiptar nga Maqedonia.
Ferid Murad, i cili në vitin 1998 e fitoi Çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi, lindi në vitin 1936 në Indiana, SHBA. Prejardhjen e ka nga fshati Llakavicë, ku ka lindur babai i tij.
Autor është i shumë punimeve shkencore nga sfera e farmakologjisë mjekësore. Në nder të tij, spitali i përgjithshëm në Gostivar e mban emrin e tij.
Në ngjarjen me rastin e ndarjes së titullit të nderit, sot në Universitetin “Nënë Tereza” do të marrë pjesë ede ministri i Arsimnit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
(MIA)