Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca duhet të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport dhe për financim dhe buxhet.
Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë ndryshimet e Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor të shkollave fillore, shkolla të mesme, shtëpi të nxënësve dhe universitetit të hapur qytetar për mësim të përjetshëm dhe të Ligjit për themelim të Fakultetit Teknologjik-Teknik, Fakultetit të Veterinarisë dhe Fakultetit Juridik në përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, të dyja në lexim të parë të dorëzuara nga deputet të shumicës në pushtet.
Në Komisionin për financim dhe buxhet në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për akciza, ndryshime të Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, ndryshime dhe plotësime të Propozim- ligjit për heqje të interesit për pagesë të borxheve të cilat dalin nga shërbime nga kryerës të veprimtarive komunale, telefoni, operatorë mobil dhe kabllovikë, mbajtjen e hapësirave të përbashkëta, ujitje të tokës bujqësore, në lexim të parë të dorëzuar nga deputetët e shumicës qeverisëse dhe opozita.
(MIA)