• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Tirana dhe Prishtina e përshëndetën marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës

June 18, 2018
in BALLINA, LAJME
Të dielën në Prespë do të nënshkruhet marrëveshja për emrin
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana zyrtare ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke e vlerësuar si një kapitull i ri për fqinjësi të mirë.

“Në Prespën e bukur, çka i bashkon të tri popujt dhe vendet tona fqinjë, qytetarët e dy vendeve, rajoni, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, ishin dëshmitarë të një kapitulli të ri të lidhjeve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në frymën evropiane”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Jashtme mendon se të dyja vendet duhet t’i realizojnë të tërë hapat për ta vendosur në fuqi marrëveshjen.

Ndërkaq, edhe autoritetet e Kosovës e kanë përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij, Aleksis Cipras.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në “Tuiter”, ka shkruar se marrëveshja e nënshkruar sot mes kryeministrave Zaev dhe Cipras përbën një kontribut të madh në përmbylljen e paqes në rajonin tonë.

“Integrimi euroatlantik i Maqedonisë është mirë edhe për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka cilësuar “historike” marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Një akt ky i guximshëm dhe i drejtë, që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nënshkruese, por në paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.

“Jam veçanërisht i lumtur për bashkëkombasit tanë që jetojnë në shtetin fqinj për faktin që rruga drejt integrimit Euro-Atlantik tashmë është zhbllokuar”, ka shtuar ai.

(MIA)

Tags: marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emritMbështetjePrishtinaTirana
Next Post
24 maji ditë jopune në Maqedoni

Qeveria miratoi ratifikimin e marrëveshjes për emrin

Cipras: Atmosfera ishte shumë e mirë, pothuaj si në dasëm

Cipras: Atmosfera ishte shumë e mirë, pothuaj si në dasëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom