Bullgaria është shumë e shqetësuar nga eskalimi në Maqedoni lidhur me marrëveshjen për emrin e ri të shtetit, tha presidenti bullgar Rumen Radev në konferencën e sotme për shtyp në Sofje pas takimit me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Radev i bëri thirrje Ivanovit të mos jetë vetëm pjesëmarrës, por edhe udhëheqës në dialogun mes institucioneve në Republikën e Maqedonisë, sepse, siç tha, ky është kusht i rëndësishëm për arritje të prioriteteve strategjike – anëtarësim në BE dhe NATO.
“Bullgaria e pranon marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, sidomos për shkak të të cilave do t’i mënjanojë pengesat në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Radev.
Mbështetja bullgare e marrëveshjes për emrin, siç theksoi, është e ndërlidhur me respektin strikt të marrëveshjes që Shkupi dhe Athina e kanë me Sofjen.
Shefi i shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov në Sofje është dashur të takohet edhe me kryeministrin bullgar Bojko Boprisov dhe me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, por takimet në momentin e fundit janë anuluar. (MIA)