Marrëveshja përbëhet nga rreth 21 faqe ku do jetë në qendrë nënshkrimi i përfaqësuesit të OKB Nimici dhe nënshkrimi i dy përfaqësuesve të dy shteteve. Do nënshkruhet në tre kopje greqishtë, maqedonase-sllave dhe anglisht.
Historiani Llalla thotë se ditën e premte kryeministri Aleksis Cipras do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Greqisë ku do ketë edhe diskutime.
“Sot për sot që flasim Tsiprasi i ka votat e duhura për tu votuar pozitivisht marrëveshja. Për mendimin tim është një marrëveshje e pastër, ku asnjë palë nuk ka dale humbëse, por kanë fituar qytetarët e Greqisë dhe Maqedonisë për një fqinjësi të mirë e të sinqertë. Mendoj që shqiptarët duhet ta mbështesin fuqishëm këtë marrëveshje sepse nuk preket identiteti dhe gjuha shqipe”, theksoi historian Llalla. Marrëveshja në disa pjesë është publikuar edhe nga disa media greke siç është gazeta “Kathimerini”.
Dokumentin në gjuhën angleze e lexoni KËTU
Burimi: TetovaSot