Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar në Ministrinë për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Johanes Oljelund.
Në takim, siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, u hapën tema për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin euro- integrues të Maqedonisë, si dhe mbështetja e Mbretërisë së Suedisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Suedia paraqet një nga kontribuuesit kryesor në ndërtimin e një demokracie bashkëkohore multietnike në Republikën e Maqedonisë, nga të gjitha aspektet”, theksoi Osmani, duke e potencuar mbështetjen e fuqishme politike të Suedisë për përfundimin e krizës së gjatë politike, si dhe rëndësinë e komponentit zhvillimor të bashkëpunimit bilateral, e cila është e targetuar dhe më shumë e drejtuar në ndërtimin dhe përforcimin e institucioneve demokratike të vendit.
“E rëndësisë së veçantë është fakti që Republika e Maqedonisë është ndër partnerët– vendet prioritare të agjendës zhvillimore suedeze, me të cilat krahas përfitimeve të drejtpërdrejta të ndihmave zhvillimore, Suedia qartë tregoi se është mik i Republikës së Maqedonisë, si në aspektin zhvillimor ashtu edhe në atë politik”, theksoi Osmani.
Gjatë takimit zëvendëskryeministri Osmani konfirmoi përkushtimin e Qeverisë në mbajtjen e agjendës reformuese në krye të listës prioritare dhe me marrjen e rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian. Në atë drejtim, Osmani Oljelundit prezantoi pjesë të Planit 18 dhe shtoi se i njëjti paraqet vazhdim logjik të Planit 3-6-9 që pritet të siguroj agjendë të përshtatshme reformuese nga periudha e marrjes së rekomandimit, dhe deri në fillimin faktik të negociatave.
“Periudhën e kaluar bëmë hap të madh, miratuam reforma esenciale, por edhe mbyllëm shumë çështje politike të rënda dhe komplekse, me çka treguam seriozitet polik nga karakteri evropian. Kemi një periudhë të rëndësishme para nesh, shans historike që të bëjmë hapërim të rëndësishëm në integrimet tona euro- atlantike dhe tani na nevojitet mbështetja e fuqishme e miqve tanë ndërkombëtar”, konkludoi Osmani. (MIA)
###
Shkup,14.06.2018
Me respekt,
KABINETI I ZËVENDËSKRYETARIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË