Në marrëveshje qëndron vendim për shtetësinë dhe jo identitetin, sepse ne nuk mund ta ndalojë të drejtën e fqinjëve për t’u identifikuar si maqedonas, tha kryeministri grek Aleksis Tsipras në intervistën e djeshme për televizionin shtetëror grek ERT.
“Atë që bën kjo marrëveshje është se nuk e nënvlerëson të drejtën për vetëvendosje, nuk mund ta bëjmë këtë. Ne nuk mund t’i ndalojmë që të identifikohen si maqedonas”, tha kryeministri grek dhe shpjegoi se në marrëveshje termi maqedonas nuk ka të bëjë me historinë e Maqedonisë greke.
Lidhur me marrëveshjen, Tsipras tha se Greqia, nuk dëshiron që t’i nënvlerësojë fqinjët, nuk dëshiron që të ketë fqinjë të cilët do të jenë të gjunjëzuar, nuk dëshiron që ky të jetë Traktati i Versajës”.
“Edhe unë edhe kolegu im, zoti Zaev, në këtë periudhë zhvilluam një luftë të vështirë, secili në vendin e vet të tejkalojë paragjykimet dhe opsesionet, që të mund të arrihet një marrëveshje, që besojmë se është në dobi të popujve tanë, sepse të dy konsiderojmë se ky është patriotizmi i vërtetë”, shtoi Tsipras.
Ai komentoi se opozitat në të dy vendet kanë pozicione identike, madje edhe deklaratat e tyre janë të ngjashme.
Burimi: TetovaSot