Kryesuesi i OSBE-së, ministri italian për punë të jashtme Enco Moavero Milanezi, dhe sekretari gjeneral i kësaj organizate Thomas Greminger, e përshëndetën marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Ata në kumtesë theksojnë se marrëveshja është hap para ndaj përforcimit të stabilitetit rajonal.
“Ju uroj kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për udhëheqjen e tyre dhe përkushtimin ndaj këtij procesi shumë të rëndësishëm për të dy vendet, për Evropën Juglindore dhe për Evropën në përgjithësi”, thotë Moavero, duke shtuar se kjo është mundësia e vetme që duhet të shfrytëzohet.
Ndërsa Greminger, e thekson kuptimin e dialogut dhe kompromisit në këtë proces.
“Kjo marrëveshje historike mund të çojë drejt një zgjidhjeje në favor të të gjithë qytetarëve dhe të gjithë rajonit”, thekson sekretari i përgjithshëm i OSBE-së.
(MIA)