Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të përgjithshëm, që do të saktësohet me amendament në Kushtetutë është marrëveshja, që e kanë arritur Maqedonia dhe Greqia në procesin e negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin.
Këtë e bëri të ditur sonte në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev në prani të të gjithë ministrave në Qeveri.
Marrëveshja parashikon konfirmim për gjuhën maqedonase në Kombet e Bashkuara, maqedonase, macedonian, pa fusnotë. Kombësia është mqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në mënyrë përkatëse edhe në gjuhën angleze.
Me marrëveshjen tha Zaev, një herë e përgjithmonë konfirmohet dhe përforcohet identiteti etnik dhe kulturor maqedonas, gjuha maqedonase, kombësia maqedonase. Me të garantohet edhe siguria e vendit dhe mundësohet e ardhme e sigurt e qytetarëve të RM-së, theksoi kryeministri.
Marrëveshja, siç tha do të prezentohet para të gjitha subjekteve politike relevante në shtet, e nënshkruar nga përfaqësuesit e të dyja qeverive, pas së cilës pason ratifikimi në Kuvend. (MIA)