Për orët e pasdites është caktuar biseda telefonike e Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, sipas informacioneve në Greqi, por edhe sipas asaj që në pres konferencë e tha lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, i cili tha se “kryeministri grek sot pasdite pret që të ketë bisedë telefonike me Zaev”.
Mediat greke sqarojnë se të dyja palët duhet që fillimisht të njoftojnë përfaqësuesin special të KB-së, ndërsa fakti që mediatori Methju Nimic është në Nju-Jork dhe për shkak të dallimeve kohore, biseda telefonike është caktuar për pasdite.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, jozyrtarisht, pas bisedës telefonike me Zaev, Aleksis Cipras do ta informojë fillimisht presidentin e Greqisë Prokopis Pavllopullos, më pas liderët e partive politike dhe në fund do të ketë fjalim para opinionit publik. Ndërsa, të premten, në Parlamentin grek do të mbahet debat që deputetët dhe qytetarët të informohen për përmbajtjen e marrëveshjes.