Nëse Cipras i paraqitet Micotakis për ta informuar për marrëveshjen për emrin, atëherë lideri i Demokracisë së Re opozitare do të kërkojë debat në parlament para se të nënshkruhet marrëveshja, zbuloi përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë më të madhe opozitare greke, Jorgos Kumucakos, gjatë pjesëmarrjes në emision në televizionin shtetëror ERT.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Kumucakos, thotë se para Prespës dhe para çfarëdo lloj vendimi apo marrëveshje, nevojitet të informohen edhe parlamenti edhe qytetarët, sepse konsideron se edhe vetë nënshkrimi e obligon vendin, ndërsa Cipras nuk ka shumicë dhe unitet në qeverinë e tij, duke pasur parasysh atë që partneri i koalicionit, panos kamenos është kundër emrit të prëbërë me termin Maqedoni.
“Cipras nuk ka legjitimitet politik për ta obliguar vendin, kërkojmë debat urgjent në parlament, për popullin grek të marrë vesh, para se të obligohet, çka përmban marrëveshja”, thotë Kumucakos dhe shton se kërkesa e tyre “do të konfirmohet në mënyrë më se zyrtare, nëse Cipras i lajmërohet Micotakisit”.
Përgjegjësi për politikë të jashtme në Dmeokracinë e Re, konsideron se populli grek duhet të informohet për marrëveshjen, çka përmban ajo dhe çka fiton Greqia, e çka humbë.