Gjetja e zgjidhjes për uljen e ndotjes që e shkakton komunikacioni rrugor në vend është qëllimi kryesor i Forumit “Ulja e ndotjes së ajrit me elektromobilitet” që sot në Shkup e organizon Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoni.
Drejtori i Delegacionit, Patrik Marten theksoi se në Shkup dimrat nuk janë vetëm të ftohta, por ka edhe probleme me ndotjen e ajrit dhe kjo dukshëm edhe i ngarkon qytetarët.
“Në Maqedoni shkalla e vdekshmërisë është mbi procesin evropian. Shkak për këtë është pirja e duhanit, por edhe ndotja e ajrit e cila nuk ndikon mirë në sistemin kardiovaskular. Pikërisht ky është rasti që diskutojmë në cilën formë mund të përshpejtomë zhvillimin dhe afatmesëm dhe afatgjatë ta ulim ndotjen e ajrit”, tha Martens.
Njëri ndër ndotësit më të mëdhenj në Shkup, theksoi, janë makinat të cilat, siç tha, pjesërisht janë shumë të vjetra.
Zëvendëskryeministri i për Çështje Ekonomike theksoi se në Maqedoni ka gjithsej 80 elektromakina prej të cilave 47 në Shkup.
“Maqedonia ka vetëm një zgjidhje – t’i ndjekë trendet. Nuk mund t’i krijojmë trendet, por duhet të jemi të mençur t’i dërgojmë dhe t’i ripërsërisim në jetën tonë. Nevojitet të bëhen masa që të stimulohen qytetarët të blejnë automjetet elektrike, por edhe të zhvillohet rrjet për mbushjen e automjeteve elektrike, Nuk na nevojiten masa populistike dhe të lejohet importi i çfarëdo qoftë automjeti që të mund të paguhet, sepse kjo ndikon në shëndetin”, tha Angjushev.
Theksoi se në ndotjen në Shkup dhe Tetovë më së shumti ndikon ngrohja, pas çfarë vijon komunikacioni, ndërsa në vendin e tretë është industria. Qeveria, siç tha, ka paraparë masa në Strategjinë stransportuese për stimulimin e elektromobilitetit.
Zëvendësministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planikfikimti Hapësinor, Jani Makraduli precizoi se numri i automjeteve në Maqedoni në vitin 2016 është rritur për 77 për qind në krahasim me vitin 2012. Pjesa më e madhe në rritje, potencoi, kanë automjete me dizel me çfarë numri i tyre i përgjithshëm ka arritur 54 për qind.
“Transporti në vitin 2012 ka marrë pjesë me 24 për qind më konsumin e përgjithshëm të energjisë, ndërsa në vitin 2015 ka arritur deri në 32,5 për qind, me çka 97 për qind pjesëmarrje ka komunikacioni rrugor. Në vitin 2016 vetëm 39 për qind e automjeteve rrugore, 63 për qind e automjeteve të lehta transportuese dhe 44 për qind e autobusëve kanë përmbushur kushtin standardin EURO 4, ndërsa 40 për qind e automjeteve të rënda transportuese kanë standard më të vogël se EURO 1”, tha Makraduli.
Kjo, shtoi, tregon se duhet të ndryshohet parku i vozitjes, veçanërisht te automjetet e rënda transportuese.
Kryetari i Shkupit Petre Shilegov theksoi se nevojitet punë serioze në vendosjen e infrastrukturës bazë për vendosjen infrastrukturës themelore për mbushjen e automjeteve elektrike dhe shtoi se për momentin Qyteti i Shkupit disponon me pesë mbushës për elektromobil të vendosur në hapësira publike, ndërsa deri në fund të këtij viti planifikohet që numri i tyre të rritet për 30.
Shilegov theksoi se është mbështetës i fuqishëm i idesë për heqjen nga komunikacioni të automjeteve të cilat shumë ndotin dhe shtoi se do të kërkojë nga shteti që autoriteteve lokale t’u japë leje që të mund ta kufizojnë lëvizjen e automjeteve të cilat ndotin shumë.
Drejtori i EVN Maqedonisë Shtefan Peter tha se në botë për momentin ka dy milionë automjete elektrike, ndërsa deri në vitin 2030 parashikohet që numri i tyre të jetë 100 milionë.
Ai theksoi se nevojitet të përmirësohet infrastruktura për mbushjen e automjeteve elektrike dhe se nevojiten smart stacione për mbushje dhe shtoi se mbushja deri në fund të këtij viti do të jetë falas. (MIA)