Rreth 40 kadetë të klasës së fundit 2017/2018 kanë mbetur pa kontratë pune edhe krahas asaj që Ministra e Punëve të Brendshme premtoi se do të sigurohen mjete për të gjithë 609 nëpunësit policorë të cilët me sukses e përfunduan trajnimin.
“Më një qershor janë thirrur vetëm 565 kolegë të klasës tonë për të nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, ndërsa ne mbetëm të manipuluar pa na u përgjigjur askush më pas se pse nuk na kanë thirrur të nënshkruajmë kontrata”, theksoi Darko Petkovski, njëri prej kadetëve i cili nuk është thirrur për ta nënshkruar kontratën.
Ai theksoi se grupit tjetër i cili nuk është thirrur të nënshkruajë kontratë, akoma nuk e ka të qartë se pse nuk janë thirrur për ta bërë atë edhe krahas asaj që me sukses e kanë kryer trajnimin, ndërsa nuk kanë qenë as të fundit në rang listë dhe as nuk kanë pasur mungesë pikësh.
“Kërkuam që të takohemi me ministrin e Punëve të Brendshme, por akoma nuk kemi marrë përgjigje”, theksoi Petkovski.
Ai theksoi se nuk do të lejojnë që askush pas kurrfarë arsyetimi “t’i lë në rrugë”.
(MIA)