Në Qeverinë e RM-së nuk ka kurfarë ndarje dhe mosmarrëveshje dhe ajo punon në mënyrë unike dhe me përkushtim në zgjidhjen e kontesteve, si dhe në përforcimin e dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve. Nga ana greke ekziston optimizëm se kryeministri i Maqedonisë do ta bëjë “hapin vendimtar” dhe do të arrihet marrëveshja.
“Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe e tërë përbërja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë në linjë të njejtë, të vetme, fuqishëm të përcaktuar dhe të përkushtuar në zgjidhje të kontesteve dhe përforcim të dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thotë zëdhënësi Mile Boshnjakovski.
Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Xanakopullos, ndërkaq, shpreh optimizëm se kryeministri i Maqedonisë do ta bëjë “hapin vendimtar” dhe do të arrihet marrëveshja.
“Negociatat, por edhe vendimi politik për zgjidhje të kontestit me emrin nuk janë të lehta. Zotëri Zaev duhet të mendojë për të gjitha aspektet dhe të ndërmarrë prëgjegjësi të madhe ndaj bashkëkombasve të tij, diçka që jam i sigurtë se do ta bëjë. Nëse dikush në kryesinë politike të IRJM-së dëshirojnë ta minojnë mundësinë për gjetje të zgjidhjes, nuk është diçka që do të mund ta dija. Por, jam optimist se në fund zotëri Zaev do ta bëjë hapin vendimtar dhe do të arrijmë drejt marrëveshjes”, thotë Xanakopullos dhe shton se edhe Zaev edhe Cipras e dinë se zgjidhja është ‘parakusht i domosdoshëm për ardhmëri të solidaritetit dhe bashkëpunimit në Ballkan”.
Edhe për ministrin pa resor të Greqisë, Alekos Flaburaris është e hapur mundësia e madhe për zgjidhje të çështjes. Ai i bën thirrje partnerit të koalicionit në qeveri të mos e parandalojë arritjen e zgjidhjes.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministri grek pa resor shpreh bindje se së shpeti do tëp arrihet marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërkaq thotë se qeveria aktuale greke shpesh ka sjellur dhe sjellë vendime të rënda, por ato kanë qenë për të mirën e vendit.
“Marrëveshja shumë shpejtë do të arrihet me emër të përbërë për përdorim tëç brendshëm dhe të jashtëm (erga omnes), me mënjanim të pretendimeve irredentiste dhe ndryshim të Kushtetutës të vendit fqinj”, sqaron Flaburaris për “Etnos” dhe shton se “qytetarët e matur dhe demokratë në Greqi mbështesin zgjidhjen”.
Ndërkohë, vazhdojnë konsultimet rreth, siç theksoi të premten zëvendëskryeministri Bujar Osmani, dallimeve në interpretimin e të shkruarës. Tani për tani mbetet e paqartë se kur do të mund të ndodhte biseda e paralajmëruar Zaev – Cipras. Nga Qeveria thonë se nëse vjen deri te ajo, opinioni menjëherë do të informohet.
(MIA)