• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Projeksion i “Pluhurit” në Kinotekë si përshëndetje e fundit për doajenin Salaetin Bilall

June 11, 2018
in BALLINA, LAJME
Projeksion i “Pluhurit” në Kinotekë si përshëndetje e fundit për doajenin Salaetin Bilall
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kinotekën e Maqedonisë sonte do të shfaqet filmi “Pluhuri” nga Millço Mançevski si përshëndetje e fundit për doajenin e aktrimit teatral dhe filmik, Salaetin Bilall.

Bilall ishte aktor teatral, filmik dhe televiziv i cili studioi në Konservatorin e teatrit në Stamboll. Në vitin 1964 u bë anëtar i ansamblit të Dramës turke pranë Teatrit të kombësive në Shkup, ndërsa si aktor merr pjesë edhe në projekte të shfaqura në skenat e Teatrit popullor të Maqedonisë, Teatrit të dramës, si dhe në skenën amë me ansamblin e Dramës shqipe.

Për arritjet e tij në aktrim u shpërblye si artisti më i mirë i Lojërave teatrale “Vojdan Çernodrinski” në Prilep në vitin 1976 dhe 1990, ndërsa në Lojërat teatrale në vitin 1992 e fitoi çmimin për rol më të mirë dytësor. Dy herë ishte fitues i çmimit që e ndau revista “Ekran” – Aktor i vitit në vitin 1976 dhe 1977. Është fitues edhe i mirënjohjeve shoqërore “13 Nëntori” – çmimi i qytetit të Shkupit për vitin 1977, ndërsa në vitin 1984 e fitoi mirënjohjen më të lartë republikane “11 Tetori”.

Në filmografinë e Salaetin Bilallit numërohen shumë realizime filmike, por do të mbahen mend edhe realizimet e tij televizive, mes të cilave edhe “Samari magjik”, dhe “Tregime popullore maqedonase”,…

(MIA)

Tags: "Pluhuri"Millço MançevskiProjeksionSalaetin Bilall
Next Post
Kuvend, seancë për pyetje të deputetëve

Seanca të dy komisioneve kuvendore

Raporti i KE-së për Maqedoninë në seancë parlamentare

Raporti i KE-së për Maqedoninë në seancë parlamentare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom