Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela në Kuvend më 27 prill 2017, për nëntë nga të akuzuarit, pasi që në seancën e kaluar ishte tërhequr aktakuza kundër Sasho Senkov.
Prokurori Darko Jakimovski, në seancën e kaluar propozoi ndryshim të aktpadisë, sipas të cilit dy nga të akuzuarit Cejo Georgievski dhe Stojan Pavlevski ngarkohen për dhunë, ndërsa të akuzuarit e tjerë Kire Georgievski,k Oliver oshavkovski,k Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar jaenvski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov ngarkohen për tentim për vrasje.
Këshilli gjyqësor, me propozim të Prokurorisë solli vendim që masa e paraburgimit ndaj Cejo georgievskit dhe Stojan pavlevski të hiqet dhe u caktoi masë kujdesi, paraqitje e detyrueshme në Gjykatë dhe ndalesë për largim nga shteti.
Në sallën e gjykatës. në seancën e kaluar, u alivanos i akuzuari Aleksandar janevski Toshta, pas çka me Ndihmë të shpejtë u dërgua në spitalin e Klinikës për kardiologji.
Përfaqësuesi i të dëmtuarit, Abidin Abduli, pas përfundimit të seancës së fundit, konfirmoi se është i mundur zgjerimi i aktakuzës kundër personave të tjerë të vilët nuk janë përfshirë, ndërkaq që shihen në video xhirimin më të ri, por pasi që plotësisht do të konsultohen me prokurorinë. (MIA)