Oda ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e Kanadasë në Serbi, sot organizon konferencë me temë “Dialogu trilateral për standardet kanadeze për xehtari të qëndrueshme”.
Qëllimi i konferencës është të barten praktikat pozitive dhe standardet për xehtari të qëndrueshme nga vendet e zhvilluara, zhvillimi i projekteve në xehtari për dobi të ndërsjelltë të të gjitha palëve të interesuara dhe arritja e dialogut të hapur lidhur me aspektin juridik në procesin e sjelljes së vendimeve.
“Ngjarjet e kohëmëparshme në xehtari treguan nevojë për zhvillim të komunikimit të drejtpërdrejtë mes faktorëve kyç në sektor. Ndikimi pozitiv i projekteve në xehtari për përforcim të ekonomisë së Maqedonisë nga njëra anë, si dhe respektimi i standardeve jetësore të qytetarëve dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, nga ana tjetër, duhet të barten përmes dialogut edukativ dhe faktik”, konsideron Oda.
Në konferencë janë paralajmëruar fjalime të ambasadores së Kanadasë në Serbi, e angazhuar për Maqedoninë, Kati Çaba, si dhe të përfaqësuesve të lartë qeveritarë.
(MIA)