Qeveria e pranon gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas, ndërsa ky nuk është emër i përbërë, thotë nënkryetari i opozitares Demokracia e Re, Kostis Haxidakis në intervistë për televizionin grek Skaj.
Haxidakis, i përsërit pozitat e partisë së tij, se është i nevojshëm “menaxhim me irredentizmin në Shkup, rishikim i Kushtetutës dhe të ketë zgjidhje komplete dhe përfundimtare”, por adreson edhe kritika deri te qeveria.
“Pajtohen të ekzistojë gjuha maqedonase dhe të ekzistojë kombi maqedonas. Që domethënë , këtu aspak nuk ekziston emër i përbërë. Ekziston vetëm Maqedonia për gjuhën dhe për kombin. Sipas kësaj, për emrin, për të cilin biseduam vazhdimisht, madje Republika Qendrore e Ballkanit të quhet, nga momenti kur poshtë shkruan gjuha maqedonase dhe kombi maqedonas, çka bisedojmë më tutje? thotë Haxidakis në intervistë për televizionin grek Skaj.
Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, nënkryetari i Demokracisë së Re e akuzoi qeverinë dhe në raport me këtë se nuk e informon partinë opozitare për rrjedhën e bisedimeve, dhe pastaj, “shumë më tepër informohen nga Shkupi”.
Kostis Haxidakis tha se sipas kësaj që është e njohur deri më tani, “shihet se Demokracia e Re nuk mund të votojë për marrëveshjen”.
“Qeveria ndoshta do të mund ta kalojë marrëveshjen në Parlament, por çështja është se çka do të bëjë me qytetarët dhe me votuesit e mëparshëm të cilët me procedurat i dërgoi në anën e kundërt”, komenton Haxidakis.