Një delegacion i Partisë Popullore Austriake ka takuar këtë të premte liderin e opozitës Lulzim Basha, e në një konferencë për shtyp vetë deputetët e huaj kanë shprehur hapur shqetësimin e tyre për audio- përgjimin ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Jemi te shqetesuar per rastin e ministrit te Brendshem zotit Xhafaj. Rasti i ministrit Xhafaj duhet te trajtohet ne menyre te besueshme qe te mbeshtese rrugetimin e vendit drejt BE-se”- tha deputeti austriak.
Nga ana e tij, kryedemokrati u shpreh se në takimin që ka patur me deputetët Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer te Partisë Popullore Austriake, ai ka shprehur nevojën imediate që Shqipëria ka për të hyrë në BE.
“Në emër të opozitës dhe PD kam përsëritur qëndrimin tonë duke i kërkuar miqve austriakë të bëjnë gjithçka që negociatat të hapen. Shqetësimet për gjendjen politike në vend mbeten, për kapjen e drejtësisë nga pushtetit dhe të pushtetit nga krimi. Duke mos e fshehur të vërtetën i kemi thënë se e dimë që kemi probleme jemi të angazhuar për t’i zgjidhur, kemi nevojë për ndihmën austriake për ti zgjidhur, ndaj duam hapjen e negociatave si presion ndaj qeverisë, që vendi të përparojë në luftën kundër korrupsionit dhe drogës”- tha Basha.
Burimi: GazetaExpress