• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Banesat nuk do të lirohen edhe pse tatimi mbetet pesë për qind

June 8, 2018
in BALLINA, LAJME
Banesat nuk do të lirohen edhe pse tatimi mbetet pesë për qind
Share on FacebookShare on Twitter

Oda ndërtimore pranë Lidhjes së odave ekonomike (LOE) e përshëndet vendimin qeveritar që tatimi i vlerës së shtuar gjatë shitjes së parë të banesave të mbetet pesë për qind deri në vitin 2023 dhe paralajmëron vazhdim të atyre të përhershme, si dhe investime të reja.

Sipas anëtarëve të Odës, hapësirë për ndërtim ka, ndërsa çmimet e banesave nuk do të zvogëlohen, por nuk ekziston mundësi as për rritje në afatin më të shkurtër.

“E përshëndesim vendimin qeveritar për vazhdim të masës me të cilën plotësisht do të stabilizohet sektori i ndërtimit të lartë, do të vazhdojnë të gjitha investimet e ndërprera, por edhe do të fillojnë të reja. Nga kjo, përveç firmave ndërtimore, përfitim do të kenë edhe blerësit e banesave, si dhe mbi 20 degët e lidhura me ndërtimtarinë”, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Odës ndërtimore të LOE-së, Ivica Jaqimovski.

Ai apelon të vazhdojë realizimi i investimeve të kapitalit, rrugëve, hekurudhave, gazifikimi, ujësjellësi dhe rrjeti i kanalizimit,…sepse vetëm ashtu mundet, vlerësoi, të ketë rritje ekonomike.

Jaqimovski pret që në disa muaj të ardhshëm trendi në ndërtimet e ulëta të bëhet pozitiv. Për realizimin e tërësishëm të projekteve të parashikuara në ndërtimtari, ndërtime të ulëta dhe të larta,  është e domosdoshme, plotësoi, të respektohen planet dinamike.

Në lidhje me ndërtimin e banesave, Jaqimovski tha se të domosdoshme janë planet e reja urbanistike për ndërtim planor dhe standard më të mirë jetësor.

Çmimet e banesave lëvizin prej 1.000 deri në 1.300 euro për metër katror në rajonet qendrore të qytetit dhe prej 650 deri në 900 euro në periferi. (MIA)

Tags: banesalirimLOEOda EkonomikeOda ndertimoreper qindtatimvendim qeveritar
Next Post
MPPS-ja nuk posedon të dhëna për personat pa dokumentacione shtetërore

MPPS-ja nuk posedon të dhëna për personat pa dokumentacione shtetërore

Deputeti austriak: Ne jemi pro hapjes së negociatave, por “dosja Xhafaj” na shqetëson!

Deputeti austriak: Ne jemi pro hapjes së negociatave, por “dosja Xhafaj” na shqetëson!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom