Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima nga fundi i ditës, veçanërisht në rajonin veriperëndimor. Gjatë natës në pjesët perëndimore është e mundur që proceset të jenë më intensive, lokalisht në formë të motit të keq me reshje më të rrëmbyeshëm të shiut, shkarkime elektrike, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit.
“Nesër do të moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Procese më intensive priten pasdite në pjesët lindore, ku lokalisht do të ketë shi të rrëmbyeshëm, shkarkime elektrike, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit”, kumtoi DPHM.
Në luginën e Shkupit më shumë kushte për paqëndrueshmëri do të ketë nesër rreth mesditës dhe pasdites. Të dielën kushtet për paqëndrueshmëri do të jenë më të vogla. (MIA)