Më 12 qershor të këtij viti përfundon afati për parashtrimin e kërkesave për subvencione për prodhim e bimëve dhe të kafshëve, kumtoi sot drejtori i Agjencisë Pagesore Nikollçe Babovski.
Deri më tani, tha Babovski në konferencë për shtyp, kanë aplikuar 64.448 bujq, por pritet numri të rritet edhe për 7.000 deri në 8.000. Ai u bëri thirrje bujqve të aplikojnë me kohë që sa më shpejt të përpunohen kërkesat dhe mjetet të paguhen.
Drejtori paralajmëroi se nesër do të publikohet thirrja publike për parashtrimin e kërkesave për subvencione në peshkatari, gjegjësisht për mbështetjen e pikave të reja për peshkim dhe të rehabilitohen ato ekzistuese, përkujtoi, dhe shpallja për investime në ekonominë bujqësore për çfarë janë siguruar subvencione përmes Programit për zhvillim rural.
Aplikimet për subvencione mund të parashtrohen në mënyrë elektronike, ndërsa nëse bujqve u nevojitet ndihmë në plotësimin e dokumentacionit, mund të drejtohen në Agjencinë Pagesore.
Agjencia Pagesore në vit përpunon prej rreth 150.000 – 1600.000 kërkesa për subvencione, ndërsa aplikime parashtrojnë më shumë nga 70.000 fermerë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, drejtori i Babovskit informoi se rezultatet nga kontrollet të ekipeve të pavarura të ekspertëve nga BE-ja lidhur me efektin e deritanishëm nga subvencionet e bujqve priten për një deri në 1,5 muaj. (MIA)