SHBA-ja i mbështet negociatat dhe i inkurajon autoritetet e të dy vendeve për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dy palët, thotë një përfaqësues i Departmentit të Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të mbështesin bisedimet të cilat janë në vijim nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit. I inkurajojmë liderët e dy vendeve për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dy palët me interes të integrimit euroatlantik, të prosperitetit ekonomik, të paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha zyrtari i Departmentit të Shtetit për agjencinë greke të lajmeve, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. (MIA)