Nuk do të ekzistojë marrëveshje nëse nuk pranohet erga omnes, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Xanakopullos, në intervistë për televizionin grek “Epsilon”.
Në intervistë Xanakopullos sqaron se në këtë moment nuk ekziston marrëveshje dhe prandaj evitoi të hyjë në hollësi që kanë të bëjnë me zgjidhjen e mundshme.
“Derisa nuk arrihet marrëveshje për gjithçka, nuk është arritur asgjë. Ashtu është në negociata. Por, ajo që me siguri të plotë mund ta them është se erga omnes dhe revizioni kushtetues janë të rëndësishëm, përkatësisht parakushte kryesore në mënyrë që të mund të ekzistojë çfarëdo lloj marrëveshje me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, tha Xanakopullos
Sipas tij, duhet të sillen vendiemt përfundimtare politike, sepse nuk bëhet fjalë për marrëveshje të thejshtë, por marrëveshje me shumë çështje teknike dhe juridike. por edhe politike, “të cilat secila palë duhet t’i ketë studiuar mirë dhe me kujdes”.
“Në këtë moment nuk ekziston marrëveshje. Kur do të kem marrëveshje do t’i diskutojmë të gjitha aspektet, të gjitha hollësitë. Do ta kumtojmë marrëveshjen, do t’i informojmë liderët politikë, do ta njoftojmë popullin grek dhe atëherë do të mund të kemi diskutim të qartë për të gjitha aspektet, për të gjitha hollësitë dhe për të gjitha çështjet që do të kenë lidhje me marrëveshjen”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke dhe refuzoi të komentojë nëse Greqia pranon identiteti dhe gjuha të jenë maqedonase.
Megjithatë, lidhur me gjuhën, e përmendi atë që edhe shefi i diplomacisë greke e ka potencuar se “gjuha maqedonase është e njohur prej vitit 1977 në Kombet e Bashkuara gjatë qeverisë së Konstantinos Karamanlis”.
Xanakopullos thekso0n se nuk dëshiron ta parashohë epilogun e negociatave të cilat në këtë moment janë në shkallë të kryeministrave, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
I pyetur për qëndrimin e presidentit të Maqedonisë, zëdhënësi i Qeverisë greke thotë se reagimi i Ivanovit, duhet të shihet nga një aspekt tjetër.
“Pyes veten si është e mudnur që presidenti Ivanov të ektë reagim aq të fuqishëm për një marrëveshje që në Greqi disa e konsiderojnë si marrëveshje që i dëmton interesat nacionale.l Dëshiroj të them se nëse e shihni këtë në mënyrë tjetër reagimi i presidentit Ivanov do të thotë se Qeveria greke ka negociuar mirë, Qeveria greke ka tentuar të marrë përgjigje që i shërben interesit nacional”, tha Xanakopullos.
(MIA)