Jemi afër zgjidhjes së mundshme të këtij procesi, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes për bisedimet për emrin në seancën për pyetjet e deputetëve.
“Sipas meje, jemi afër zgjidhjes së mundshme të këtij procesi dhe besoj se duhet të jemi të kujdesshëm deri në fund. Unë po përpiqem të informoj tërësisht deri atje ku nuk do ta rrezikoja procesin. Besoj se këtë e bën edhe pala greke. Dje dhashë një pjesë të informatave. Përpiqemi që me të vërtetë të përfundojmë në moment adekuat që kjo të ndikojë në Këshillin e BE-së, më 28 dhe 29 qershor, ndërsa gjithsesi edhe në ftesën automatike për në NATO”, tha kryeministri.
Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE-ja e pyeti kryeministrin se pse është refuzuar propozimi Republika Ilinditase e Maqedonisë, nëse është e vërtetë se Qeveria në bisedimet ka pranuar erga omnes për cilindo qoftë propozim në të ardhmen dhe nëse ka garanci se në qoftë se pranojmë ndryshim të emrit, do të marrim datë për negociata.
“Që ta kumtojmë në shtëpi Republika Ilinditase e Maqedonisë fillimisht unë dhe kryeministri Cipras, konkluduam se kjo është e vlefshme që ta kontrollojmë në shtëpi. Do të thotë deri aq jemi afër të harmonizuar sa të mundemi të hymë në shtëpi dhe këtë ta kontrollojmë. Për fat të keq nuk kaloi në Greqi, por për fat të keq u refuzua edhe këtu nga opozita”, tha Zaev para deputetëve.
Në bisedimet në takimin e liderëve, për kryeministrin, siç tha, ka shpresë, por është normale që opozita, presidenti i shtetit të kërkojnë ta shohin marrëveshjes juridike-formale, ashtu siç është, t’i shohin hapat përmes të cilëve do të zbatohet vetë marrëveshja, të dinë se si KB-ja vendos, çka me rezolutat 817 dhe tjetrën, si pezullohen gjatë një zgjidhje të këtillë ose çfarë po ndodhë.
“Kjo është legjitime që të mund të prononcohen. Dhe madje thanë se është i rëndësishëm edhe referendumi. Dhe është i rëndësishëm. Është mirë që qëndrojmë së bashku pas kësaj çështjeje. Se në fund të ditës qytetarët do të vendosin. Por, u tha se për shkak se opozita publikisht e refuzoi këtë propozim dhe nuk mundeshim më shumë në Greqi të bisedojmë për këtë propozim”, theksoi kryeministri.
Përsëriti se kjo temë i garanton integrimet tona në NATO dhe BE, dhe se e garanton ardhmërinë e RM-së.
“Unë jam i bindur se partitë e mëdha politike dhe reprezentuesit e tyre duhet të jenë seriozisht të përkushtuar ndaj kësaj çështjeje, me qëndrime që gjithsesi do t’i ndërtojnë. Në fund të ditës qytetarët janë ata të cilët do të vendosin në referendum. Por, duhet të jemi të kujdesshëm për këto çështje”, tha kryeministri.
Mundësitë janë të mëdha që Maqedonia të marrë datë për negociata në qoftë se çështja për emrin është e mbyllur, theksoi kryeministri.
“Absolutisht është më shumë se e qartë se më të mëdha janë mundësitë të Maqedonisë, gjegjësisht janë të mëdha deri te marrja e plotë e datës për negociata nëse është zgjidhur problemi me emrin, se sa vetë shanset që i kemi pa problemin e zgjidhur të emrit”, theksoi Zaev.
Maqedonia ka rekomandim të pakushtëzuar dhe meriton të marrë datë për negociata, jo vetëm për shkak të këtij viti. Nga viti 2005, siç theksoi kryeministri, është punuar shumë dhe një pjesë e madhe e legjislacionit tonë tanimë është adaptuar.
“Nëse marrim datë për negociata kemi mundësi që të dalim përpara edhe para Serbisë dhe para Malit të Zi, për shkak se në të kaluarën gjithçka është punuar. Por, e dini se në vendimmarrje ka edhe politika”, tha kryeministri, duke shtuar se beson se duhet të bëjmë përpjekje që të gjejmë zgjidhje për problemin me emrin që të mundemi të kemi shanse më të mëdha për marrje edhe të datës për negociata.
Kuzmanovska gjithashtu e pyeti kryeministrin edhe për vlerësimin e reformave në dokumentin joformal që para pak kohësh u paraqit në opinion. Zaev tha se në Qeveri dokumenti ka qenë i njohur tre javë para Samitit për Ballkanin perëndimor në Sofje dhe se tanimë është bërë e njohur se Franca dhe Holanda janë “përafërsisht të rezervuara për zgjerim të BE-së dhe këtë e argumentojnë se Evropa duhet të reformohet brenda që të jetë vend me të vërtetë dinjitoz atraktiv për vendet të cilat janë aspirante për anëtarësim të plotfuqishëm” midis të cilave është RM-ja.
“Edhe krahas debatit të këtillë Maqedonia nuk guxon të jetë pesimiste ose negativisht të veprojë në proceset që do ta inkurajojnë BE-në drejt procesit tonë integrues. Ne kuptojmë se debati për një Evropë më të mirë është cilësor dhe duhet të ekzistojë dhe do ta mbështesim, ofrohemi të ndihmojmë. Por ne nuk kërkojmë që të jemi nesër anëtare e BE-së, ne kërkojmë të marrim datë për negociata”, tha Zaev.
Evropa do të shpenzojë të holla, kohë dhe energji që ta qetësojë Ballkanin në qoftë se qytetarët janë të demotivuar lidhur me hyrjen në BE.
“Edhe nga ky aspekt nuk është mirë që Ballkani sërish t’i kthehet të kaluarës kur vazhdimisht ishte nën kanosje të ndarjeve etnike, presioneve, luftërave, konflikteve ose të ngjashme. Më mirë të qëndrojë motivimi dhe besoj se në këtë segment përafërsisht jemi të kuptuar”, tha kryeministri i Maqedonisë.
Theksoi se një nga mundësitë është që vendet si Franca dhe Holanda t’i lëmë argumentet në Samitin e BE-së me zgjidhjen për emrin.
“Ndoshta nuk do t’i kthejë, por besojë se mund t’i inkurajojë”, tha Zaev. (MIA)