Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare kanë përfituar drejtoresha financiare dhe shefe e sektorit për furnizime në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.
Siç informojnë nga MPB, O.L (49) nga Struga dhe M.K. (58) nga Ohri në vitin 2014 e kanë keqpërdorë pozitën zyrtare me pagesë të faturës për servisimin e aparatit të ri i cili ka qenë nën garanci me ç’rast e kanë dëmtuar buxhetin e spitalit për rreth 57 mijë denarë.
Sipas MPB-së gjatë tetorit të vitit 2016 O.L. nga firma “Uni Medikal” ka furnizuar aparat me vlerë prej 3.000.000 denarë, edhe pse i njëjti ka pasur vlerë prej 900.000 denarë. (MIA)