Një vajzë e mitur nga Shkupi para dhjetë ditësh është rrëmbyer dhe fizikisht është abuzuar në shtëpinë e një burri 26 vjeçar.
Siç njoftoi MPB-ja, dje rreth orës 3:30 një burrë i moshës 53 vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se ditë më parë, rreth orës 23:50, ka pranuar thirrje telefonike nga një mik, i cili e kishte parë vajzën e tij 16-vjeçare e cila dukshëm e shqetësuar ka ecur në rrugë në Lagjen e Shuto Orizarës. Xh.R është drejtuar në vendin e caktuar dhe e ka gjetur bijën e tij, e cila i ka treguar se me dhunë është mbajtur nga një burrë 26-vjeçar në shtëpinë e tij. Ai, sipas tregimit të vajzës, nga 18 maji i vitit 2018 nuk e ka lejuar të largohet nga shtëpia e tij ku fizikisht e ka abuzuar atë.
Nga policia informojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. (MIA)