Janë të hapura të gjitha opsionet e mundshme për zgjidhje për emrin. Asnjë emër nuk është favorizuar dhe ende po bisedohet. Për palën greke zgjidhja do të jetë me emër nga tre propozimet e Nimicit “Republika Maqedonia e Re”, “Republika Maqedonia Veriore” apo “Republika Maqedonia e Epërme”.
Grupet eksperte të punës nga Maqedonia, Greqia dhe nga Kombet e Bashkuara mblidhen në Athinë me qëllim që ta përpunojnë marrëveshjen kornizë për dy kryeministrat. Hollësitë kyçe për zgjidhje duhet të finalizohen në takimin e dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Data për takimin do të dihet në ditët në vijim. Më pas do të pasojnë disa faza deri në ratifikimin e marrëveshjes në dy parlamentet.
Hapi i parë është kryeminsitri Zaev ta sjellë marrëveshjen në Parlamentin e Maqedonisë për votim, e më pas me shkresë Greqia ta njoftojë NATO-n se e miraton hyrjen e Maqedonisë në Aleancën veriatlantike. Faza tjetër, më 28 dhe 29 qershor në Samitin e BE-së Zaevit edhe zyrtarisht t’i ndahet datë për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë me Unionin, ndërsa më 11 dhe 12 korrik në Samitin në bruksel të pasojë ftesa zyrtare për hyrje në NATO. Në shtator apo tetor, të mbahet referendum për emrin, më pas Kuvendi i Maqedonisë të miratojë revizion kushtetues pas çka marrëveshja duhet të arrijë në Parlamentin grek për ratifikim.
Televizioni “Skaj” dje kumtoi se çështja me erga omnes edhe më tej është dallimi në pozicionet e të dyja palëve.
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopullos shprehi optimizëm dhe theksoi se mund të thuhet se ndodhemi në linjë përfundimtare, por se askush nuk mund ta parashohë epilogun në, siç thotë, negociata aq të ndërlikuara.
“Shpresojmë dhe jemi optimistë se do ta arrijmë marrëveshjen në të cilën punuam aq kohë të gjatë. Megjithatë, dëshiroj të jemi të durueshëm, duhet të jemi të durueshëm. Dhe mu atë po bëjmë. Nuk është me rëndësi të kemi marrëveshje, me rëndësi të kemi marrëveshje të mirë”, tha Xanakopullos.
Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos gjithashtu është optimist për zgjidhje, ndërsa sipas tij marrëveshja është afër.
“Ndodhemi shumë afër zgjidhjes, ndërsa 100 metrat nga rruga, për të cilat foli kryeministri në Sofje, tani u bënë 50 metra. Por, duhet të kemi në mendje se akoma nuk kemi marrëveshje”, theksoi Katrugallos në intervistë për radion greke.
Demokracia e Re opozitare kërkon nga Qeveria greke të mos japë paraprakisht dritë të gjelbër për integrimin e Shkupit në NATO dhe BE, ndërsa harmonizimi i marrëveshjes në të ardhmen të jetë në këste.
“Demokracia e Re paralajmëron që qeveria të mos dakordohet paraprakisht për çfarëdo lloj marrëveshje që do t’i japë Shkupit datë për fillim të bisedimeve për integrim në Bashkimin Evropian dhe dritë të gjelbër për anëtarësim në NATO. Është e maimagjinueshme që Greqia paraprakisht ta dorëzojë armën negociuese që e posedon dhe të presë në të ardhmen harmonizim në këste nga ana e vendit tonë fqinj”, thotë zëdhënësja e partisë, Maria Spiraki.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ndërkaq porositi se duhet të ketë distinkcion të qartë sepse fillimi i negociatave nuk është i njejtë me inkuadrimin në BE.
“Kjo duhet të pranohet. Ka dy deri tre cikle zgjedhore mes dy ngjarjeve, ndërsa inkuadrimi është vegël që është këtu t’i ndihmojë reformat. Nëse e kërkoni nivelin e njejtë të pjekurisë demokratike si ajo që kërkohet për hyrje në BE, atëherë procesi nuki ka kuptim”, deklaroi Dimitrov.
Mbështetje për t’u gjetur zgjidhje për kontestin shumëvjeçar është dhënë nga ana e Gjermanisë në takimin e shefave të diplomacive greke dhe gjermane, Nikoc Koxias dhe Hajko Mas.
Mas e ka përshëndetur zhvillimin e rrjedhës së deritnaishme të negociatave dhe potencoi se Berlini me vite fuqishëm angzhohet për zgjidhje në kontestin për emrin.
Koxias informoi se prej dje grupet eksperte të punës nga Maqedonia, Greqia dhe Kombet e Bashkuara mblidhen në Athinë me qëllim që ta përpunojn[ marrëveshjen kornizë për dy kryeministrat.
(MIA)