Seanca të reja gjyqësore për rastet “Total” dhe “Transportuesi” të Prokurorisë Publike Specialet duhet të mbahen sot në Gjykatën Penale në Shkup.
“Në “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq – Latas, për fshehjen e tatimit në lartësi prej 121.414 eurosh përmes personave juridikë “Total marketing” SHPKNJP, “Total media qendra” dhe “Mediamakas” dhe 63.032 euro si person fizik.
Pas disa anulimesh për shkaqe shëndetësore dhe familjare të Dragan Pavlloviq-Latas, gjykimi për rastin filloi më 14 maj.
Në bankën e të akuzuarve sot, gjithashtu, duhet të ulen edhe të akuzuarit në lëndën e PPS-së “Transportuesi”. Ish-kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski si edhe 20-të persona të tjerë në këtë rast ngarkohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë përvetësim i rreth 360.000 euro.
(MIA)