1431. – Zhan D’Ark, e dënuar si heretike nga një gjykatë kishe e dominuar nga anglezët, u dogj në turrën e druve në Rouen të Francës. Ajo u shenjtërua nga Papa Benedikti XV në vitin 1920.
1498. – Kristofor Kolombo me gjashtë anije u nis nga Sanlukar i Spanjës në udhëtimin e tij të tretë eksplorues për të zbuluar shtetet e Amerikës së Jugut.
1539. – Mbreti anglez Henri VIII u kurorëzua me gruan e tretë Xhejn Sejmor, pas vetëm 11 ditëve pasi e dërgoi bashkëshorten e dytë Ana Bolen në ekzekutim.
1574. – Vdiq Sharli IX, mbret i Francës nga viti 1560. Ai mbahet mend për pjesëmarrjen e tij në dhënien e urdhrit për masakrën e protestantëve në ditën e Shën Bartolomeut. Më pas në vend të tij erdhi vëllai i tij, Henri III.
1593. – U vra gjatë një sherri në një tavernë londineze Kristofor Marloui, dramaturg anglez, i cili ndikoi dukshëm tek Shekspiri. Vepra e tij e famshme ishte “Tamburleni i Madh”.
1635. – Frang Bardhi përfundon veprën e tij “Fjalori latinisht-shqip” me të cilën zë fill leksikografia shqiptare. Në veprën e Bardhit shqipja për herë të parë ballafaqohet me sukses me latinishten, gjuha më e përpunuar e kohës. Fjalori përfshin 4500 fjalë latine të cilat u përgjigjen rreth 2500 fjalë shqipe si dhe shumë togfjalësh dhe shembuj që tregojnë përdorimin e tyre. “Fjalori latinisht-shqip” i Frang Bardhit është një vepër e rrallë me vlera të jashtëzakonshme historike dhe shkencore, që ka shërbyer e shërben si burim i rëndësishëm për studimin e historisë së gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare.
1640. – Vdiq në Antverp, piktori baronik fleming, Peter Pol Rubens. Ai u bë i famshëm për mjeshtrinë e tij në pikturat me vaj dhe për veprën “Zbritja nga Kryqi”.
1778. – Vdiq në Paris romancieri, historiani, dramaturgu dhe filozofi francez, Volter. Veprat e tij shihen si mishërim i iluminizmit të shekullit të 18-të.
1848. – Mbas një traktati të firmosur në shkurt të 1848 dhe të ratifikuar me 30 maj nga Meksika, Shtetet e Bashkuara fituan zotërimin e territoreve të Nju Meksikës dhe Kalifornisë si dhe pjesë të Nevadës, Utahut, Arizonës dhe Kolorados. Në shkëmbim Meksika mori një pagesë prej 15 milion dollarësh.
1909. – Lindi Beni Gudman, klarinetisi i famshëm amerikan i xhazit. Gjatë viteve tridhjetë, ai së bashku me grupin e tij u bë shumë i famshëm. Interpretoi me mjeshtri edhe vepra të kompozitorëve klasikë si Bartok dhe Kopland.
1912. – Vdiq Uilbur Rajt, pionieri i aviacionit. Së bashku me vëllain e tij, Orvil, kryen fluturimin e parë në botë në vitin 1903.
1913. – Lufta e Parë Ballkanike midis Turqisë dhe shteteve të Ballkanit përfundoi me nënshkrimin e Traktatit të Londrës.
1913. – Përfundoi Lufta I Ballkanike. Atë ditë në Londër u nënshkrua Traktati i Paqes midis Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë nga njëra anë dhe Turqisë nga ana tjetër. Ky akt ngjalli pakënaqësi si në Ballkan ashtu dhe jashtë tij dhe ishte një nga shkaqet që një muaj më vonë të shpërthente Lufta II Ballkanike. Sipas nenit 3 të Traktatit të Paqe, fuqive të mëdha (Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Rusisë) u “lihej kujdesi që të rregullonin caktimin e kufijëve dhe çdo çështje tjetër që kishte të bënte me Shqipërinë”.
1941. – Në Irak, forcat britanike shtypën një revoltë dhe përmbysën Rashid Aliun, kryeministër progjerman, i cili u arratis menjëherë në Iran.
1942. – Një forcë ajrore, e cila përbëhej nga 1047 bombardues britanikë, u ngrit për të bombarduar Kelnin në Gjermani. Ky ishte edhe sulmi i parë ajror i RAF-it britanik.
1945. – Në Teatrin “Kosova” (sot Teatri Kombëtar Shqiptar), trupa e sapoformuar teatrore shfaqi veprën e komediografit francez Marsel Panjet “Topazi” të shqipëruar nga Nonda Bulka. Pjesa u vu në skenë me regji të Sokrat Mios. Rolet kryesore i interpretuan Nikolla Panajoti, Andon Pano, Ollga Shuraja, etj.
1959. – Iraku i dha fund mosmarrëveshjes për asistencë ushtarake me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kjo dhunonte politikën e tij të neutralitetit.
1960. – Vdiq në Moskë, Boris Pasternaku, poeti dhe romancieri rus, i famshëm për veprën e tij “Doktor Zhivago”.
1969. – Një ekspeditë transatlantike britanike përfundoi kalimin e parë sipërfaqësor të oqeanit Arktik.
1971. – Sonda amerikane e hapësirës “Mariner 9” u lëshua në misionin e saj drejt Marsit. Ajo u bë sateliti i parë artificial i Marsit, duke dërguar në Tokë më se 7 mijë fotografi.
1981. – Presidenti i Bangladeshit, Ziaur Rahman, u vra nga një grup oficerësh rebelë në vilën qeveritare të Citagong, gjatë një përpjekje për grusht shteti nga ana e gjeneral-majorit Manzur Ahmed.
1998. – Një tërmet i fuqishëm goditi veriun e Afganistanit, duke vrarë më se 3 mijë vetë dhe duke shkatërruar rreth 50 fshatra në provincën e Taharit.
2000. – Etiopia dhe Eritrea filluan bisedimet indirekte në Algjer, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës së tyre kufitare dyvjeçare, disa orë pasi Adis Abeba njoftoi një tërheqje të pjesshme nga Eritrea.
2007. – Vdiq aktori dhe regjisori francez Zhan Klod Brijali, i cili konsiderohet si një nga shtyllat e kinematografisë franceze në rangun e Filip Noare. Ka luajtur në më shumë se 200 filma.
(MIA)