Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion deri te Gjykata Themelore Publike Shkup 1 Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër dy shtetasve të Republikës së Serbisë dhe pesë shtetasve të Maqedonisë të lidhur me rastin me laboratorin më të madh për prodhimin e drogës sintetike – amfetamin të zbuluar në Evropën Juglindore.
Siç kumtoi Prokuroria Publike e RM-së, personat janë ngarkuar se kanë kryer vepër penale Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 3 v.v. me paragrafin.1 nga Kodi Penal njëri nga të akuzuarit ndiqet për vepër penale “Përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë apo materie plasëse” nga neni 369 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
Për shkak të ekzistimit të rrezikut nga arratisja, prokurori kompetent me aktakuzën propozoi edhe vazhdimin e masës së paraburgimit për të gjithë të akuzuarit, thekson PTHP-së. (MIA)