Maqedonia dhe Greqia duket se më në fund kanë arritur marrëveshje në lidhje me emrin e Maqedonisë. Pas negociatave mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë në praninë e përfaqësuesit të OKB-së Methju Nimic, jozyrtarisht Infoshqip ka mësuar nga burime të saja se emri për të cilin është rënë dakort është Republika Severna Maqedonia (Republika Veriore e Maqedonisë).
Ende nuk ka detaje nëse emri në fjalë do të jetë i përkthyeshëm dhe detaje tjera rreth gjuhës, komnësisë e fesë.
Nëse kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në bisedën telefonike kryesore ditëve në vijim do të arrijnë marrëveshje për emrin dhe caktojnë takim të ri në Prespë, për bërjen publike të marrëveshjes, më pas do të vijojnë disa faza të ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin e Maqedonisë dhe Greqisë.
Mediat greke, sikurse televizioni “Skai”, kanë publikuar skenarin me hapat që do të pësojnë deri tek finalizimi eventual të ndonjë marrëveshje. Kjo parashikon që sapo të mbarojnë bisedimet e ekspertëve nga grupet e punës, për çështjet teknike-juridike, të vijojë bisedë telefonike ndërmjet Zaev dhe Cipras, që siç publikoj televizoni grek “ERT”, do të ndodhë deri të mërkurën ose të premtën.
Sipas televizionit “Skai”, pas takimit në Prespë, që do të nënshkruhet marrëveshja, do të vijojë një proces në disa faza:
- Hapi i parë është që kryeministri Zaev ta dërgon marrëveshjen në Parlament, gjegjësisht për ta votuar por jo me shumicë votash.
- Pasi që të merr marrëveshja dritë jeshile në Parlamentin e Maqedonisë, Greqia dërgon letër në NATO për të miratuar anëtarësimin me kusht (anëtarësim vetëm pas ndryshimeve kushtetuese).
- Më 28-29 qershorm në Samitin e BE-së, Zaevit zyrtarisht do të merr datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
- Me 11/12 korrik Shkupi do të pranon ftesën zyrtare për NATO në Samitin që do të mbahet në Bruksel/
- Në shtator-tetor do të mbahet referendum për emrin e ri.
- Pas referendumit, Parlamenti i Maqedonisë me shumicë të dyfishtë do të duhet të realizojë ndryshimet kushtetuese.
- Ndërsa pasi që të përfundojë referendumi dhe ndryshimet kushtetuese të Kushtetutës në Maqedoni, marrëveshja do të arrijë në Parlamentin grek për ratifikim.
Ndërsa sipas mediave greke, zgjidhja do të jetë me emër nga propozimi i Nimic, gjegjësisht: Republika e re e Maqedonisë, Republika Veriore e Maqedonisë, ose Republika e Epërme e Maqedonisë.
Burimi: InfoShqip