Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka konfirmuar për Telegrafin se rruga kombëtare Kaçanik-Hani i Elezit është lëshuar në qarkullim.
“Sot, në mëngjes është lëshuar në qarkullim rruga Kaçanik – Hani i Elezit. Aktualisht ka kolonë në rrugë deri në stabilizimin e rregullt të qarkullimit”, tha për Telegrafin, Kadriu.
Kujtojmë se Ministria e Infrastrukturës kishte nxjerr një vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, deri në një afat të pacaktuar pasi kishe rreziqe nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve. Per shkak te kesa nderprerje, komunikacioni SHkup-Prishtine gati nje muaj zhvilloje me veshtiresi te medha, neper rruge anesore.
Burimi: Almakos