Konferencë ndërkombëtare kushtuar “Ndërtimit të Parlamenteve moderne, profesionale dhe përfaqësuese” do të mbahet sot dhe nesër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Fjalime hyrëse në konferencë do të kenë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dhe ambasadori amerikan, Xhes Bejli.
Në konferencën dyditore ka disa sesione, temat e të cilave përfshijnë: Ndërtim i sinqeritetit: Partneritet i hapur qeveritar dhe HDP, punë me partnerët për zhvillim parlamentar, ndërtim i transparencës. Si të përforcohen marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve dhe organizatave të shoqërive civile, Shmangie të hendekut përfshirës, Risi dhe sfida në krijimin e parlamenteve moderne dhe gjithëpërfshirëse: Shembulli i Kosovës, RM: Zgjidhje legjislative për ndërtimin e besimit me opinionin, Ndërtimin e transparencës përmes komunikimit dhe informimit të qytetarëve, Risi dhe sfida në krijimin e parlamenteve moderne dhe gjithëpërfshirëse: Shembuj nga Kirgistani dhe Sri Lanka, Modernizimi i institucioneve përmes hulumtimeve dhe trajnimeve të përforcuara parlamentare.
Fjalime do të mbajnë përfaqësues dhe këshilltar nga Kongresi amerikan, nga USAID, nga organizata Partneriteti i hapur qeveritar, deputetë nga Parlamenti i Maqedonisë, Gjeorgjisë, Kirgis
(MIA)