Ministrat e punëve të brendshme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov kanë kontraktuar kornizë për kompromis për emrin dhe tani gjërat për një marrëveshje përfundimtare janë në duart e kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.
Dimitrov dje në një mëngjes pune i njoftoi ministrat e vendeve anëtare të BE-së me vijimin e bisedimeve rreth emrit, arritjet e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformave të brendshme dhe avancimin e marrëdhënieve për fqinjësi të mirë, si dhe me planet e Qeverisë dhe pritjet në periudhën e ardhshme.
Pas përfundimit të mbledhjes, Dimitrov tha se bisedimet janë në fazë përfundimtare dhe ka shfaqur shpresë se është e mundur që deri në Samitin e BE-së më 28 qershor të gjendet zgjidhje.
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në lidhje me negociatat për emrin dje tha se dy ministrat kanë kryer me atë që e kishin ndërmarrë nga kryeministrat e dy vendeve.
“Do të vazhdojnë negociatat në nivel të ekspertëve – ajo që duhet të zgjidhet janë çështje teknike – juridike. Menjëherë sapo të përfundojnë edhe ato dhe sapo të sqarohen çështjet teknike dhe juridike, tekstet e përpiluara në nivel të ministrave të punëve të jashtme do t’u dorëzohen dy kryeministrave, të cilët do të bisedojnë dhe do të arrijnë marrëveshje përfundimtare”, thotë shefi i diplomacisë greke, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, pas mëngjesit me minsitrin e Maqedonisë, Nikolla Dimitriv në Bruksel, doli me deklaratë për mbështetje të procesit për gjetje të zgjidhejs për emrin.
“Të gjithë jemi shumë të inkurajuar nga përparimi mes Shkupit dhe Athinës për emrin, të gjithë do të punojmë që të mbështesim epilog pozitiv”, deklaroi Mogerini.
Ajo dje në konferencë për shtyp pas këshillit të ministrave të BE-së në pyetjen e MIA-s për rezistencën e disa vendeve-anëtare për fillimin e negociatave me Maqedoninë, u përgjigj se “fuqia e lajmit të mirë që do të sjellë zgjidhje për emrin do të përshëndetet aq fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja që të gjitha vendet do të duhet këtë ta marrin parasysh”.
“Kontesti për emrin ekziston moti, krijonte komplikime ndër vite, dhe nëse lidershipi i fortë politik me ndërmjetësimin e KB-së dhe involvim të fuqishëm të BE-së mund të sjellë rezultat dakordues të një teme kaq të vështirë, ky do të jetë një inspirim edhe për të tjerët dhe do të jetë dëshmi se qasja multilaterale është ajo ku duhet të investohet. E gjithë kjo duhet të njihet nga Këshilli Evropian. Të përkujtoj se Komisioni Evropian tashmë rekomandon fillim të negociatave në bazë të meritës në reformat, që është thelbi dhe të përkujtoj se negociatat janë vetëm fillim i një procesi”, tha Mogerini.
Mbështetje dhe inkurajim nga raundi i fundit i bisedimeve midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, shprehën edhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, ministri shtetëror gjerman për çështje evropiane, Mihael Rot dhe ministrja austriake për çështje të jashtme, Karin Knajsël.
“Konsensusi është se zgjidhja për emrin do të jetë kthesë për hapat e ardhshme në procesin qasës për Maqedoninë”, shkroi Han në profilin e tij në Tuiter.
Ministri shtetëror gjerman për çështje evropiane Mihail Rot, porositi se tejkalimi i çështjes së emrit është pikë shumë e rëndësishme dhe se ai është optimist për ditët e ardhshme.
(MIA)