• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

29 maji ndër shekuj

May 29, 2018
in BALLINA, LAJME
29 maji ndër shekuj
Share on FacebookShare on Twitter

Sulltan Mehmeti II pushtoi Kostandinopojën dhe e bëri atë kryeqytetin e Perandorisë Osmane. Rënia e Kostandinopojës e shtoi frikën dhe panikun në Evropë. Gjergj Kastrioti u mundua t’a shfrytëzojë gjendjen e krijuar për të siguruar ndihma ushtarake dhe financiare për përballimin e furisë osmane. Ai dërgoi delegatët e vet në Napoli, Romë, Venedik dhe Raguzë. Por më shumë mori premtime. Vetëm Raguza u aktivizua për krijimin e një koalicioni luftarak midis shqiptarëve, hungarezëve dhe serbëve kundër kërcënimit osman.

1453. – Një forcë ushtarake turke prej 12 mijë këmbësorësh jeniçerë, pushtoi Konstantinopolin në një betejë të ashpër pas një rrethimi të gjatë. Perandori Konstantin XI u vra.

1500 – Zbuluesi portugez Bartolomeu Diaz, i cili zbuloi Kepin e Shpresës së Mirë, u mbyt gjatë një udhëtimi.

1790. – Rod Ajslend u bë shteti i 13-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ishte i fundit nga kolonitë fillestare, që ratifikoi kushtetutën.

1848. – Viskonsin u bë shteti i 30-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1874. Lindi Gilbert Kid Çesterton, poet, prozator, eseist dhe gazetar. Vdiq në Londër, në vitin 1936.

1894. – Lindi Jozef von Sternberg, drejtor austriak filmash. I njohur për ngritjen e Marlen Ditrihut, ai e drejtoi atë në filmat “Maroku”, “Shangai Ekspres” dhe “Engjëlli blu”.

1914. – Anija irlandeze “Empress”, që po transportonte 1 477 pasagjerë dhe ekuipazhin, u mbyt pas përplasjes me  anijen norvegjeze “Stornstadt” në Shën Lorenc të Kanadasë. Të paktën 1 012 vetë gjetën vdekjen në një nga katastrofat më të mëdha detare të njohura deri atëherë.

1917. – Lindi Xhon F. Kenedi, i cili u bë presidenti i 35-të i SHBA-së. Ai ishte president nga viti 1961 deri sa u vra më 22 nëntor 1963.

1943. – Amerikanët e mundën flotën japoneze afër Ishujve Aleute.

1953. – Ser Edmond Hilari dhe nepalezi Terzin Norgaj, arritën majën më të lartë të Malit Everest, duke u bërë ekipi i parë që arriti majën e malit më të lartë në botë. Akti i tyre nuk u njoftua deri më 1 qershor.

1988.  – Presidenti Ronald Reagan filloi vizitën e tij të parë në Bashkimin Sovjetik, duke arritur në Moskë për një samit të superfuqive me liderin sovjetik, Mikhail Gorbachev.

1985. – 39 tifozë, kryesisht italianë, u shtypën për vdekje në trazirat midis përkrahësve të Liverpulit dhe Juventusit në ndeshjen finale për Kupën e Europës në stadiumin “Hejsel” të Brukselit. Më se 400 vetë u plagosën.

1990. – Për president të parë në Rusi është zgjedhur Boris Elcin.

1996. – Republika e Maqedonisë në Helsinki edhe formalisht iu bashkangjit Dokumentit final të Konferencës për bashkëpunim dhe siguri evropiane.

1996. – Në Budapest, Republika e Maqedonisë u pranua si anëtare e barabartë e Konferencës evropiane për transport – CEMT.

1997. – Në Shkup u lind katërshja e parë në Maqedoni. Prindërit e katër foshnjave (tre vajza dhe një djalë) janë nëna Valentina dhe babai Bllagojçe Jordevi nga Shtipi.

1997. – Presidenti Lorent Kabila mori pushtetin si kryetar i shtetit të Republikës Demokratike të Kongos, duke premtuar mbajtjen e zgjedhjeve në prill 1999 dhe për të varrosur trashëgiminë e diktatorit Mobutu Sese Seko.

1999 – Anija amerikane e hapësirës “Diskoveri” u bë anija e parë e hapësirës që u ankorua me stacionin  ndërkombëtar të hapësirës, një projekt 7-katësh në ndërtim, që kushtoi 60 miliardë dollarë.

2005 – Votuesit francezë në reerendum e refuzuan Propozim-kushtetutën e Bashkimit Evropian.

2006 – Më shumë se 50 guerilë talebanë janë vrarë në sulmin ajror të cilin forcat e SHBA-së e kryen ndaj një xhamie në rajonin jugor afgan Helmand. Midis viktimave ishin edhe disa udhëheqës të talebanëve.

2011. – Në moshën 80 vjeçare në Budapest vdiq ish presidenti i Hungarisë, Ferenc Madel. Ishte president i Hungarisë nga viti 2000 deri më 2005. Nga viti 1978 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave, ndërsa nga viti 1993 deri më 1994 edhe ministër i Kulturës në Qeverinë e Jozhef Antal.

(MIA)

Tags: Në ditën e sotme
Next Post
Parashikimi i motit

Diell me vranësira të vogla lokale

Seanca të reja për “Trajektorinë” dhe “Tarifën”

Seanca të reja për "Trajektorinë" dhe "Tarifën"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom