Tre gazetarë, të cilët kanë shkruar artikuj për zgjedhjet e vitit 2011, është dashur të marrin kallëzime penale për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, e jo t’u pranohet dëshmia në PSP, theksoi sot avokatja e Katerina Velovkës, e akuzuar në lëndën e PSP-së “Titanik” në fjalët hyrëse të procesit.
Ajo në seancë tha se Gjykata nuk është dashur t’i marrë parasysh dëshmitë e gazetarëve Mlladen Çadikoski, Sashka Cvetkovska dhe Natasha Stojanovska, sepse derisa e kanë krijuar artikullin e tyre gazetaresk për zgjedhjet, janë paraqitur tek votuesit dhe janë prezantuar se janë nga qendra për komunikim të VMRO-DPMNE-së.
Mbrojtja e Veleskës konsideron se ata kanë kryer shkelje të rendit dhe qetësisë publike. (MIA)